Home KRYESORE FOTOT/ Dyshimet për Kim Jong Un, ‘The Sun’: Ja kush është personi...

FOTOT/ Dyshimet për Kim Jong Un, ‘The Sun’: Ja kush është personi në arkivol

Ditët e fundit në mediat ndërkombëtare është janë shpërndarë disa lajme ku dyshohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund  të ketë vdekur pas një operacioni të ndërlikuar.

Ndërkohë në disa media është bërë virale një foto ku duket një person i ngjashëm me Kim Jong Un në një arkivol prej xhami.

Megjithatë fotoja nuk i përket Kim Jon Un. Ashtu siç raporton media britanike The Sun, imazhi është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kim, i cili është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.FOTO GALERI1/13

Top Channel

Share: