Presidenti francez Emmanuel Macron ka ngritur zërin e tij sa i takon skepticizmit përherë e në rritje, për përballimin e shpërthimit të koronavirusit nga ana e Kinës.
I pyetur nëse përgjigjja autoritare e Kinës për të sjellë frenimin e virusit kishte ekspozuar dobësinë e demokracive perëndimore, Macron-i tha se nuk kishte asnjë krahasim midis shoqërive të hapura dhe atyre ku e vërteta ndrydhet.
Në intervistë, Macron tha se Kina është një fuqi e madhe me të cilën Franca bashkëpunon shumë. Presidenti shtoi se menaxhimi i krizave në Kinë nuk mund të krahasohet me atë të Evropës.
“Ju nuk mund ta krahasoni situatën e Francës, Gjermanisë, Italisë me atë të Kinës ose Rusisë, është e qartë. Dhe transparenca që ekziston, menjëhershmëria e informacionit nuk është e njëjtë, rrjetet nuk janë të lira në këto vende. ”
“Duke pasur parasysh këto ndryshime, zgjedhjet e bëra dhe ajo që është Kina sot, të cilën unë e respektoj, le të mos jemi aq naivë sa të themi se ka qenë shumë më mirë në trajtimin e kësaj [çështjeje]”, tha ai për Financial Times. “Ne nuk e dimë. Kanë ndodhur disa gjëra për të cilat s’dimë gjë”.
Komentet e tij erdhën fill pasi Kina rishikoi numrin e saj të vdekjes në qytetin Wuhan, ku filloi shpërthimi, duke u rritur me 50% të premten.
Top Channel