Dom Gjergj Meta, prifterinj, rregulltarë dhe murgesha të Rrëshenit, gjetën një mënyrë shumë origjinale për të mbërritur dje tek banorët, teksa prej masave të koronavorusit, salla e Kishës ishte e zbrazët gjate meshës së Qiriut të Pashkës. Ata dolën në rrugët e qytetit dhe i uruan banorët dhe besimtarët, të cilët e përcollën këtë moment magjik nga ballkonet e banesave.
Kjo video po shihet e po rishihet shumë nga njerëzit kudo.
Ky përshkim i rrugëve dhe lagjeve kryesore të Rreshenit, ka zgjatur rreth 40 minuta. Dioqeza i kishte lajmëruar më parë qytetarët në faqen e saj, dhe rreth orës 21.00, ata ishin në dritare ose ballkone me qirinj ndezur.
Dom Gjergji ka marrë edhe leje në polici për këtë marshim origjinal.