Home KRYESORE Presidentja e KE: Të moshuarit të izolohen deri në fund të vitit

Presidentja e KE: Të moshuarit të izolohen deri në fund të vitit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka sugjeruar se personat e moshuar duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e infektimit nga koronavirusi i ri.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” ajo theksoi se kontaktet duhet të mbeten të kufizuara për këtë kategori pasi është çështje për jetë a vdekje.

“Kontaktet e të moshuarve në Europë me mjedisin duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19”, tha von der Leyen.

“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”, shtoi ajo, duke shpresuar se një laborator evropian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID1-19 deri në fund të vitit 2020.

Koronavirusi i ri ka infektuar deri tani rreth 1.75 milionë njerëz. Epidendra është zhvendosur në SHBA ndërsa vendet europine janë duke raportuar dita ditës rënie të rasteve të reja dhe fataliteteve.

Megjithatë këto shenja pozitive nuk duhet të përkthehen në lehtësim të menjëhershëm të masave ka rekomanduar OBSH pasi kjo mund të sjellë një shpërthim të ri të sëmundjes.

Nisur nga kjo pjesa më e madhe e vendeve europiane kanë shtyrë afatin e masave kufizuese për lëvizjen deri në fillim të muajit maj. /Opinion.al

Share: