Në këto momente të vështira, kur pandemia COVID-19 po përhapet me pasoja serioze dhe të paparashikueshme në të gjithë botën, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ju përcjell këtë Mesazh Solidariteti juve, të dashur kolegë të Trupit Diplomatik në Tiranë dhe familjeve tuaja.
Ashtu si në shumë vende të tjera, COVID-19 ka prekur dhe Shqipërinë, pikërisht kur ne po bënim përpjekje për të rimarrë vehten nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Pavarësisht situates së vështirë në Shqipëri, duke qenë thellësisht të shqetësuar me atë çka po ndodh në vendet fqinje dhe më të goditura, disa ditë më parë, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë shkuan dhe po punojnë përkrah kolegëve të tyre Italianë në rajonin më të prekur të Lombardisë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i bindur se me përpjekje pë përbashkëta, së shpejti do ta kapërcejmë këtë pandemi dhe do të rikthehemi në jetën tonë të përditshme.
Duke shprenhur ndjenjat e solidaritetit dhe bashkëpunimit me të gjithë ju që banoni në vendin tonë të bukur mik, ju urojmë, të nderuar miq, juve, familjeve dhe të afërmve tuaj kurajo, të jeni mirë, dhe me shëndet te plotë!
Me respekt
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë