Në një lidhje “Skype” për emisionin ‘Shqipëria Live’ mjeku Ethem Ramadani thotë se vitamina C, forcon imunitetin në organizëm dhe lufton të gjitha virozat, edhe vetë koronavirusin.
Ka dy rrugë për të përfituar këtë vitaminë, një me anë të suplimenteve dhe mënyra tjetër është me anë të ushqimit, ku mund të përmendim lëngun e portokallit. Që Vitamina C, “lufton” koronavirusin, thotë Ramadani, është bërë publike që në ditën e parë që virusi “mbërtheu” Kinën, pasi mjekët kinezë me këtë vitaminë kanë trajtuar pacientët e infektuar.
“Po absolutisht e kam thënë po e përsëris që ne viruset nuk mund t’i kontrollojmë, por ajo që kemi në kontroll në trupin tonë është imuniteti. Imuniteti lidhet me ushqimet që ne konsumojmë. Nëse ushqejmë me ato ushqime që ushqejnë bakteret, ato na mbrojnë jetën ne, prodhojnë vitamin, aminoacide enzime të ndryshme që na mbrojnë nga sulmet, që vijnë nga jashtë. Trupi ka nevojë për vitamin dhe në këtë rast edhe për vitaminat C që unë e kam përdorur para 30 e ca vitesh. Vitamina C nuk është e re në mjekëse dhe në trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve infektive. Në rastin konkret të viruseve nuk kompesohet nga ushqimi duhen dhe suplimente. Po Vitamia C ndihmon për ta ndihmuar koronavirusin, u bë publike që kinezët e kanë përdorur për të trajtuar koronavirusin që prej ditës së parë. Në Kinë, kanë përdorur 24 gram vitaminë C”, u shpreh mjeku.