Home KRYESORE Mjeku i njohur: Të mos bëjmë gabimet e Italisë dhe Spanjës, por...

Mjeku i njohur: Të mos bëjmë gabimet e Italisë dhe Spanjës, por as mos të kalojmë në ekstremin tjetër!

Të mësojmë nga bota! Nga Dr. Erion Dasho

Sot në botë po përvijohen shumë modele në përgjigje ndaj epidemisë së COVID.

  1. Masat e higjinës personale dhe sociale (larja e duarve, kollitja, teshtitja, distancimi në rrugë apo dyqane, etj.) nuk i kundërshton askush dhe janë pothuajse universale. Gjithashtu, mbyllja e shkollave dhe eliminimi i grumbullimeve janë masa të tjera që janë marrë në çdo vend.
  2. Kufizimi i lëvizjeve dhe aktivitetit të biznesit është masa që ndryshon më tepër nga vendi në vend. Ka shtete që kanë nxjerrë ushtrinë në rrugë, por ka edhe shtete si Suedia që vetëm rekomandojnë distancimin prej 2m dhe asnjë kufizim tjetër. Argumentet që jep një epidemiolog i njohur suedez në mbështetje të variantit suedez të reagimit ndaj COVID janë profesionalë dhe bindës.
  3. Testimi është masa tjetër që nuk zbatohet njëlloj në çdo vend. Ka vende që kanë kryer 10, 20 apo 30 mijë teste për një milion banorë, ka edhe vende që nuk kanë kryer asnjë test të vetëm. Ka patur opinione nga shkencëtarë të njohur se testimi është shumë i dobishëm, ashtu siç ka patur edhe opinione që e gjykojnë atë të panevojshëm.

Në këto kushte, Task Forca jonë ka mjaft informacione të vlefshme për të diskutuar dhe marrë një vendim mbi atë se çfarë duhet bërë në Shqipëri. Ajo që dihet me siguri është:

  1. Izolimi ekstrem natyrisht që e kontrollon epideminë, por dëmton shëndetin (fizik dhe mendor), jetën shoqërore dhe atë ekonomike. Ai ka kuptim vetëm kur jemi të bindur se rreziku që po shmangim nëpërmjet izolimit është real dhe i përmasave që dyshoheshin në fillimet e epidemisë.
  2. Të dhënat e vendeve si Gjermania, Franca, Suedia, etj. kanë hedhur dyshime të arsyeshme se COVID nuk është as gogol dhe as murtajë, është një sëmundje e re, akoma e panjohur plotësisht ndaj të cilës duhet të mbrohemi me masa të arsyeshme.

Të mos bëjmë gabimet e Italisë dhe Spanjës, por as mos të kalojmë në ekstremin tjetër!

Share: