Nga Klodian Tomori
Task Forca e posacme per koronavirusin ne Shtepine e Bardhe paraqiti dje ne detaje planin per perballimin e pandemise. Deborah Birx, kordinatorja e Task Forces tha se permes masave te distancimit social ne SHBA do te shpetohen te pakten 1.5 milione jete.
Perkatesisht nese qeveria amerikane nuk do te merrte asnje mase, ne SHBA virusi do te vriste 1.5 milione deri ne 2.2 milione njerez. Permes masave te distancimit social, Task Forca tha se numri total i vdekjeve do te ulet ne nje interval nga 100 mije deri ne 240 mije vete.
Pra, SHBA-te kane nje popullsi 327 milione banore dhe permes karantines dhe masave te distancimit social do te shpetohen 1.5 milione jete.
Po ti perplasesh numrat me popullsine e Shqiperise, nen supozimin e forte se ulja e vdekshmerise nga karantina do te jete uniforme me ate te SHBA-se, rezulton se karantina dhe masat e distancimit social do te shpetojne 12 mije deri ne 17 mije shqiptare.
Pra pa karantinen dhe masat e distancimit social ne Shqiperi do te vdisnin 13 mije deri ne 19 mije vete, nderkohe qe me karantinen numri total i vdekjeve do te luhatet nga 900 deri ne 2200 vete.
Ky eshte nje supozim shume i forte sepse karakteristikat demografike, sociale dhe ekonomike te SHBA ndryshojne shume nga ato te Shqiperise. Por ne mungese te nje modeli te posacem per Shqiperine, ai amerikan jep nje ide te perafert se cfare do te ndodhte ne Shqiperi, nese nuk do te ishin ndermarre masat e karantines dhe distancimit social.
Ne rang global, gjithmone nen supozimin e forte se ulja e vdekshmerise nga karantina do te jete uniforme ne te gjitha vendet, rezulton se masat e distancimit social do te shpetojne te pakten 30-35 milione jete njerezish.
Pjesa derrmuese e eksperteve me te famshem te botes jane unanim. Karantina eshte arma e vetme efektive qe kemi per te luftuar virusin dhe arma e vetme, e cila e dime se funksion. Por ka dhe nje rryme tjeter. Ajo qe promovon imunitetin e grigjes pa nderhyrje fare te shtetit me masa te distancimit social.
E hedhur fillimisht ne treg nga Britania, e cila me vone e braktisi, tashme modeli laissez faire i imunitetit te grigjes po aplikohet vetem ne Suedi.
Te shohim se cili nga modelet do te rezultoje zgjedhja me e mire. Por nje gje duhet theksuar. Prioriteti absolut i njerezimit tashme duhet te jete nje dhe vetem nje. Shpetimi i jeteve. Keto muhabetet me kufizim lirie dhe privim te drejtash, jane per nje univers tjeter paralel.