Home Gjeo-Ekonomia Nafta dhe çmimi poshte ZERO-s! Nga Bardhi Sejdarasi

Nafta dhe çmimi poshte ZERO-s! Nga Bardhi Sejdarasi

Nafta dhe çmimi poshte ZERO-s!

Shoh qe ka nje furi komentesh per çmimin e “sotem” te naftes!

Çmimi i naftes qe i referohet tregu shqiptar nuk ka lidhje me çmimin e bareles ne tregun amerikan! Ne punojme me PLAT’Z e Mesdheut, ku kuotohet nafta e perpunuar, pra ne USD/ton dhe jo USD/barrele!
Ky çmim nuk ka qene asnjehere ZERO! Por sigurisht qe sot ka rene per shkak te mungeses se konsumit!

Krahasimi me çmimin amerikan me minus 40 USD/barele, siç u vertetua dy dite me pare, eshte çmimi me te cilin rafinerite e perpunimit te naftes porositin kompanite nxjerrese te naftes! Ky çmim eshte negativ! Sepse rafinerite nuk kane pse te perpunojne nafte brut, kur tregu nuk e terheq! Per me teper edhe kompanite e nxjerrjes se naftes nuk mund te mbushin magazinat me barrela, sepse nuk kane ku te depozitojne sasite e nxjerra nga nentoka!

Kjo historia pastaj e krahasimit te çmimit te barreles me çmimin e tabele se shitjes me pakice ne pikat e karburanteve te ne, eshte fare banale!

Me erdhi keq qe ne disa TV prestigjoze kete e bene ca qe quhen specialiste te ekonomise, ose siç kane filluar t’i quajne tani-gjithologe! Nejse! Pune e tyre!

Share: