Home KRYESORE 46-vjeçarja hidhet në gjyq pasi teshtiu në drejtim të një gruaje tjetër

46-vjeçarja hidhet në gjyq pasi teshtiu në drejtim të një gruaje tjetër

Një grua 46-vjeçare në Singapor u akuzua pasi ulëriti dhe teshtiu në drejtim të një gruaje tjetër, në hyrje të qendrës tregtare Ion Orchard.

Sun Szu-Yen, shtetase Taivaneze, i tha gjykatës përmes një përkthyesi, se nuk do të punësonte një avokat pasi ajo mund të mbronte vetë veten.

Sun do të kthehet në gjyq në 29 Prill dhe deri atëherë mbetet në liri me kusht. Nëse dënohet, në bazë të Aktit të Mbrojtjes, ajo mund të burgoset deri në gjashtë muaj, dhe gjobitet deri në 5,000 dollarë.

Kryerja e veprimeve të tilla që rrezikojnë sigurinë personale të të tjerëve, konsiderohet krim në Singapor. Dënimi për shkeljen e masave të distancimit shoqëror është gjobë deri në 7,000 dollarë dhe/ose burg për gjashtë muaj./Opinion.al

Share: