Home KRYESORE Pritet furtunë në OBSH që nga kreu i saj: Dështim fatal me...

Pritet furtunë në OBSH që nga kreu i saj: Dështim fatal me koronavirusin. Marrin miliona nga taksat për të na informuar dhe ja…

Nga TIRANAPOST

Nuk ka asnjë vendim ende, por debati ka kohë që ka nisur për rolin pasiv të OBSH-së. Senatorja amerikane, Martha McSally i bëri thirrje për dorëheqje drejtorit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të mos patur më në administrim organizatën, që fshehu dështimin e Kinës për ta mbajtur nën kontroll virusin.

Pritet furtunë në OBSH që nga kreu i saj: Dështim fatal me

“Kurrë nuk kam besuar tek një komunist. Dhe fshehja e tyre nga ky virus që e kishte origjinën me ta ka shkaktuar viktima në të gjithë Amerikën dhe në mbarë botën. OBSH-ja duhet të ndalojë të mbulojë dështimin e tyre. Mendoj se Tedros duhet të tërhiqet. Duhet të ndërmarrim disa veprime për të adresuar këtë çështje. Është thjesht e papërgjegjshme. Është e pakonceptueshme ajo që ata kanë bërë, ndërsa kemi njerëz që vdesin nëpër botë”, tha ajo për “Fox Business”.

Komenti i McSally erdhi pas atij të senatorit amerikan Rick Scott, që bëri thirrje që Kongresi të mbajtë një seancë dhe të hetojë rolin e OBSH-së në ndihmën që i dha Kinës për të fshehur kërcënimin e koronavirusit.

Pritet furtunë në OBSH që nga kreu i saj: Dështim fatal me

“Misioni i OBSH-së është të sigurojë informacione për shëndetin publik në botë, në mënyrë që çdo vend të marrë vendimet më të mira për t’i mbajtur qytetarët e tij të sigurt. Kur bëhet fjalë për koronavirusin, OBSH dështoi. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për rolin e tyre në dezinformim dhe në ndihmën që i dha Kinës komuniste të mbulonte një pandemi globale. Ne e dimë se Kina komuniste po gënjen se sa raste dhe viktima ka në të vërtetë, çfarë dinin dhe kur e dinin, dhe OBSH-ja kurrë nuk u shqetësua të hetonte më tej. Mosveprimi i tyre po na kushton jetë. OBSH merr miliona dollarë nga taksapaguesit amerikanë dhe ndihmoi Partinë Komuniste Kineze të mbulojë një pandemi globale”, tha senatori.

OBSH publikoi një raport të autoriteteve kineze në janar, ku pretendohej se nuk ka prova të qarta të transmetimit të koronavirusit nga njeriu tek njeriu.

Share: