Home KRYESORE Rama-kritikëve për masat kundër COVID-19: I keni lëshuar pëllumbat

Rama-kritikëve për masat kundër COVID-19: I keni lëshuar pëllumbat

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve në lidhje me masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjatë një komunikimi me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Rama tha se falë masave vendi dhe sistemi shëndetësor nuk kaloi në kolaps, pasi vendi ynë ka një numër të vogël viktimash dhe të infektuarish në krahasim me shtetet e tjera.

Kryeministri u bëri thirrje për ndërgjegjësim qytetarëve dhe se duhet të respektojnë masat për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

“Duhet të dalim me kokën lartë para një sfide mbare botërorë. Lexoj pyetje, e mallkime e dokrraa. Fyerjet dhe akuzat personale i dija që do të më binin mua. Ju kam thënë se më bini mua, por mos luani me jetën tuaj dhe njerëzit tuaj të dashur. Ndërkohë që ne po hapemi çdo javë e më shumë, është shqetësuese kur flitet pa lidhje, deri në pikën kur duket se flitet nga hëna. E keni me mua? S’ka asnjë problem, pra vazhdoni. Por më thoni se ku lidhen me rezultate e arritura deri këtu. Vendi me një numër më pak të vdekurish. Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve, Shqipëria. Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim?! Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë. Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë ‘dërrasë të kalbur’. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë. Falë natyrisht shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që sytë i përdorin për të parë dhe respektojnë masat. “Jo po pse oraret kështu, jo po pse nuk dalin pensionistet..Po pse të dalin nënat me fëmijë. Jo po pse e shtuna e mbyllur, pse e hapur!!”. Hyp se të vrara, zbrit se të vrava. Apo ca të tjerë, që thonë “pse komunikimi me FB?!” A thua se e kam këtë faqe për sytë e mi të bukur. “Jo po pse nuk përgjigjesh o komunist, o legen pa dinejman, o sulltan. Se populli po vdes”. Ore jeni në vete, apo i keni lëshuar pëllumbat. Miq ne nuk kemi ardhur kot deri këtu, dhe nëse i kemi 3 rezultatet kryesore të kësaj lufte, numrin e shtretërve, vdekjeve, dhe pacientët e intubuar, mes jetës dhe vdekjes, por kjo s’na bën të pranojmë se virusi ka ikur. Ai është rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. E dini që e kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se sa vendet e tjera”-, tha Rama./ Opinion.al

Share: