Home KRYESORE Shtetrrethimi/Policia bën bilancin, vijojnë bllokimet e mjeteve dhe gjobat

Shtetrrethimi/Policia bën bilancin, vijojnë bllokimet e mjeteve dhe gjobat

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 40 persona janë ndëshkuar me heqje të patentës dhe bllokim mjeti, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi 50 vjeçari, G. S., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Këtij shtetasi i është tërhequr dhe patenta, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Po ashtu, në të gjithë vendin, me masë administrative 10.000 lekë, janë ndëshkuar 116 persona, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 3 persona, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar po ashtu 9 pika tregare, që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative./Opinion.al

Share: