Home QASJE QE BEN LAJM Si të menaxhojmë fëmijët me spektrin e Autizmit në kohën e karantinës/Nga...

Si të menaxhojmë fëmijët me spektrin e Autizmit në kohën e karantinës/Nga Altea Mema- logopediste

Është koha më e vështirë për fëmijët të cilët kanë problem të kë saj fushe.

Pikërisht vështirësia qëndron në rikrijimin e një rutine të re prej të cilës fëmijët me spektër janë shumë të varur. Një rutinë e cila duhet administruar në mënyrën më të mirë të mundshme nga prindërit e fëmijës.

Disa nga mënyrat e krijimit të kësaj rutine i përmendim më poshtë ;

–           Përpiquni sa më shumë që kjo rutinë të jetë sadopak e ngjashme me atë që fëmija ka pasur edhe para periudhes së izolimit .

–           Pjesë te rutinës mundesisht duhen të jenë një ose dy nga aktivitet e preferuara të fëmijës pasi kjo e motivon fëmijën për pjesën tjetër të mbetur.

–           Duhet të permbaj aktivitete të shumta fizike, të cilat ndihmojnë në  shkarkimin e energjive të tepërta që fëmija ka .

–           Lojërat edukative janë  shumë të rëndësishme ( puzzle te ndryshëm, lojëra formuese Lego , pershkimi i rruazave ne fill etj )

–           Imitime gjatë gjithë ditës ,kërkojuni femijeve tuaj te imitojne veprimet te cilat ju beni gjithmone te pasuara me shpjegime , gjithashtu dhe imitime vokale të shoqëruara me pamje vizuale.

–           Për çdo element të ri ose përsërit ideale do të ishte që secili prind të konsultohej me terapisten/in e fëmijës.

Rikrijimi  i rutinës së  fëmijës mundëson që ai të mbush ditën me aktivitete të dobishme për të.

Kontrolli i sjelljeve të fëmijës është qëllimi kryesor, pasi janë pikerisht sjelljet të cilat mund të na çojnë në regres ose mund të stopojnë zhvillimin konjitiv të fëmijës.

Logopediste Altea Mema

Share: