Presidenti Ilir Meta nga studio e emisionit Opinion bëri një denoncim të fortë kur tha se “lobi serb dhe ai pro rus ne Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi ne Shqipëri”.
Analisti Mentor Nazarko i tha Top Channel se kjo deklaratë presidentit nuk na tregon ndonjë gjë të re.
Mentor Nazarko:
Nuk shoh ndonjë lidhje shkakësore midis veprimit të qeverisë apo kryeministrit edhe interesit të këtij lobi. Natyrisht presidenti ka informacionet e veta në atë aksionin e vet që në fakt nuk është edhe aq shumë presidencial pasi presidenti po flet si njeri partiak si njeri politik pasi po e kapërcen kostumin presidencial. Diçka që është lehtësisht e shpjegueshme pasi jemi në kushtet e një regjimi pothuajse monopartik.
Enton Abilekaj drejtor i Dosja.al thotë se kjo është një deklaratë shqetësuese dhe se presidenti duhet ta shoqërojë me veprime konkrete.
Enton Abilekaj:
Të kesh fakte për këtë është diçka e re. Mendoj se kjo mënyrë se si e tha zoti president është shqetësuese. Megjithatë është shqetësuese ajo që nuk ofrua nuk u publikuan dokumentet nuk janë publikuar në institucionet shqiptare nga SHISH pasi nëse do të ishte një informacion nga SHISH duhet ta kishte edhe kryeministri e kështu do të kishim sot një alarm në nivelet më të larta të shtetit shqiptarë. Nëse nuk e ka SHISH apo kryeministri duhet të ishte thirrur Këshilli Kombëtar i Sigurisë sepse këto nuk janë çështje që bëhen deklarata publike por janë çështje që ngrenë në këmbë shtetin shqiptarë.
Mentor Nazarko dhe Enton Abilekaj japin këto komente në lidhje me mardhëniet e tanishme të presidentit Meta me ambasadën e SHBA në Tiranë.
Po e shoh që presidenti është përfshirë në një veprimtari që në një kuptim apo tjetrën është përplasje e grushtit në tavolinë. Nuk di të them, nuk kam informacione nëse ka përplasje apo jo me SHBA dhe presidentit. Meta është një lojtar I fuqishëm në politikë me një eksperiencë të gjatë e din cilat janë vijat e kuqe në aksionin publik posaçërisht. Duhet të presim se ai vetë e ka thënë se do të flasë do të dokumentojë takimet. Shenja të mira nuk ka këtë mund ta them në raport me SHBA.
Enton Abilekaj:
Besoj që zoti Meta në raport me Ambasadën Amerikane prej kohësh ka një kurs përplasje. Që kur filloi reforma në drejtësi kemi pasur shumë probleme mes ambasadorit Lu në atë kohë dhe presidentit. Besoj që shenjat e fundit tregojnë një përplasje. Edhe takimi pa realizuar tregon përplasje sikurse deklarata e fundit e ambasadores tregon një përplasje mund të themi të një mos-dakortësie mes presidentit dhe ambasadës.
Top Channel