Home KRYESORE Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Fotot e dhimshme dhe filmimet e tmershme të shembjes së Tetarit Kombëtar kanë zënë hapsirat dhe vendet kryesore te mediave më të mëdha botërore. Le Monde dhe Liberation në Francë. La Repubblica dhe Il Fatto Quotidiano në Itali. Der Standart në Austri. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në Gjermani. Krahas shumë personaliteteve të politikës dhe kulturës botërore, këto ikona të shtypit të lirë kanë fshikkulluar atë që Lë Monde e quante sot si një “akt barbar”. Në shumicën e tyre është analizuar ajo që Edi Rama e quan “balta e eksportuar”: pra qasja diktatoriale për ti ndryshuar pamjen qytetit, aferat korruptive, tendencat e një rregjimi autokratik, që një ditë fundjave, në 04 30 të mëngjesit, në kushtet e pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme vendosi të ngrejë fadromat mbi një monument të historisë sonë. Lapsi.al po sjell këtu artikujt analitikë dhe fotot më të spikatuara që u botuan në mediat më të njohura të kryeqyteteve perendimore…

Një hapsirë për të ndërtuar kulla

Cenzio Di Zanni në La Repubblica shkruan: Teatri Kombëtar i Tiranës nuk ekziston më: ​​fadromat e inspektoratit për mbrojtjen e territorit të dërguar nga Kryeministri socialist, Edi Rama, kanë fshirë nga zemra e qytetit godinën e ndërtuar në fund të viteve 1930 nga arkitekti italian Giulio Bertè (i njëjti që nënshkroi projektin për Ponte Flaminio në Romë). Një sulm në agim të dielën 17 maj, ndërsa dhjetëra qytetarë të mbledhur në Aleancën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ishin në ndërtesë, disa hapa nga sheshi Skënderbej…Akuza është se sipërfaqja prej mbi pesë mijë metrash katrorë, e cila i kaloi Bashkisë me një dispozitë të qeverisë Rama në 8 maj, do shëndohet në hapësirë ​​për të ndërtuar kulla, përveç një teatri më modern.

Akt barbar i njeriut “që do të ridizenjojë një kryeqytet të tërë sipas shijeve të tij”

Jean-Baptiste Chastand e mbyll shkrimin e tij me dëshirën e Edi ramës për ti dhënë Tiranës fytyrën që do vetë. Ai bën antitezën mes artistit dhe shkatërruesit. “Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjec, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

Rama ka zhgënjyer edhe votuesit që e besuan

Gazeta franceze Liberation e qendrës së majtë i ka kushtjar një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rrezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama.

Gazetari Luis Seiller shkruan:”Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikat e kryeministrit socialist, Edi Rama. Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan ngjalli shpresat e të rinjve kur u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013. Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon më besim tek qytetarët.

Zgjedhjet e fundit lokale Partia Socialiste garoi e vetme në shumicën e zonave, pa kundërshtim. ka edhe më keq, ky politikan pro-evropian i afërt me presidentin turk Erdogan është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm. Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka vendosur ligje veçanërisht drakoniane, ku kërkohet lejea e policisë për të bërë pazar. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë”.

Një boomerang për Edi Ramën

Në një shkrim të gjatë italiania “Il Fatto Quotidiano” shkruar nga Tiziana Colluto përmend një shembje që erdhi pas 2 viteve të gjatë të mbushur me protesta që sipas saj “nuk mund të anulohen brenda disa minutash, por ato zënë rrënjë”.

“Monument kulture mbrohet nga populli”: për 27 muaj ai rezistoi, si një “monument kulture i mbrojtur nga populli”, por në agimin e së dielës, Teatri Kombëtar i Tiranës u shemb nga goditjet e buldozerëve. Shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve 1930 duhet t’i lërë vendin një strukture mega-futuriste, pas së cilës ekzistojnë dyshime të forta për spekulime ndërtimi. Ai që ishte pushtimi më i gjatë për mbrojtjen e një të mire publike në tokën shqiptare, e nxitur jo nga opozita politike, por nga opozita qytetare, rrezikon sido qoftë të kthehet në një bumerang për kryeministrin Edi Rama”.


 Dyshimet për korrupsion 

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Disa muaj më parë, ata donin t’i “dhuronin” një investitori 8 mijë metra katror ku është vendosur teatri. Në këmbim, ai do të ndërtonte një teatër të ri, dukshëm më të vogël, përveç kësaj parashikoheshin ndërtesa të larta dhe një qendër tregtare. Por marrëveshja bie era korrupsion. Ajo pengohej nga protesta e mbrojtësve të teatrit. Kryeministri Rama, nga ana tjetër, e quajti mbështetjen e opozitës si një papërgjegjshmëri në kohën e ‘luftës’ kundër pandemisë. Pretendimi se qeveria po përdor kufizimet e rrepta të lëvizjes për të krijuar fakte në rastin e Teatrit Kombëtar, duket se është i vërtetë”.

 “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shembja e Teatrit bie era korrupsion 

Rama si Vuçiçi Gazeta Der Standart  në një shkrim të Adelheid ëoelfl vë theksin tek paralelizmi i Ramës me Vuçiçin. Ajo shkruan: “Në fakt, rasti i aksionit te Teatri Kombëtar ngjason fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga autoritetet serbe, të cilat në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në lagjen historike Savamala në Beograd. ‘Njeriu i fortë’ i Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘njeriu i fortë’ i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkëqinj në rajon për sjelljen e tyre autokratike edhe në fusha të tjera. Dhe sigurisht që Rama e dinte se gjatë pandemisë, kur zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë të zbatonte vullnetin e tij”./Lapsi.al

 Lexo ketu poshte:

Der Standard/ Shembja e teatrit, grusht shteti në kohën e koronavirusit

Poshte fotot e Gent Onuzit botuar nga Daily Mail 

A protester gestures in front of the police cordon in Tirana, Sunday, May 17, 2020, during the demolition of the country's National Theater building. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)
Police guard during the demolition of the national theater building in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)
Protesters holding the Albanian flag shout slogans during the demolition of the national theater building as police block them in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)
Protesters gather during the demolition of the national theater building as police block them in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)
Protesters shout slogans during the demolition of the national theater building in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)

Share: