Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Avdylajt kërcënojnë policët: Për 10 ditë jemi jashtë, do t’iu heqim qafe

Avdylajt kërcënojnë policët: Për 10 ditë jemi jashtë, do t’iu heqim qafe

Koflikti mes pjestarëve të grupit “Avdylaj” dhe forcave të policisë në burgun “313” është shoqëruar me kërcënime me jetë ndaj këtyre të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se anëtarët e grupit që akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, kanë kërcënuar drejpërdrejtë policëve të burgut.

Një nga anëtarët e grupit i thotë njërit prej policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet ndaj policëve në burgun e sigurusë së lartë.

Grupi i Avdylajve kishte patur një konflikt të ambjentet e paraburgimit të “313”-ës me policët dhe një shtetas italian. Për këtë arsye drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të tyre.

Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin. /Opinnion.al

Share: