Home KRYESORE Berisha tregon si duhet të përgatitet opozita pas pandemisë

Berisha tregon si duhet të përgatitet opozita pas pandemisë

Pas pandemisë opozita duhet të përgatitet për një “all out war” kundër qeverisë. Ky ishte apeli që ish-kryeministri Berisha bëri për opozitës se strategjinë që ajo duhet të ndjekë pas gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në një intervistë televizive ai tha se “revolucioni është e vetmja mënyrë” për të rrëzuar nga pushteti qeverinë Rama dhe se protestat duhet të jenë shumë herë më agresive se ato të vitit 2019 në mënyrë që mos të lejojnë sipas tij Ramën të kthehet në kryeministri.

“Opozita duhet të pregatitet për atë që quhet “all out war” ose luftë globale kundër kësaj qeverie. Të gjitha mjetet e mosbindjes civile për rrëzimin e kësaj qeverie. Të shpëtojë Shqipërinë nga COVID-19 disa, shumë herë më i keq. Protestat duhet të jenë shumë herë më agresive se ato të 2019. Nëse vitin e kaluar ikte në Skrapar e Mokër, këtë vit të merren masa që Rama mos vijë në qeveri. Të gjithë të japin ndihmesën e tyre, janë të gjithë të mirëpritur në opozitë”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi megjithatë se pushteti i opozitës nuk mund të burojë nga mjetet jo demokratike.

“Opozita të marrë çdo masë për të përmbysur sa më parë pushtetin e qeverisë mbi krimin dhe drogën. Revolucion në rrugë, dhe pastaj në zgjedhje. Pushteti i opozitës nuk mund të burojë nga dhuna”, tha Berisha.

Sipas tij nuk ka një marrëveshje mes kryeministrit dhe Presidentit dhe as me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Personalisht këto i hap Edi Rama. Ai për të mashtruar njerëzit e tij përreth. Një ditë i thotë që drekova me Metën dhe rashë dakord. Pastaj i thotë fola çerek ore në telefon me Lulzim Bashën dhe rashë dakord. Kjo tregon panikun e tij dhe tregon pakënaqësi në të gjitha shtresat e popullsisë por masive dhe tek socialistët e vërtetë. Këto i ndjen dhe e di që po rrëshqet toka nën kombë. COVID-19 nëse fizikisht do të mbrohet, politikisht do e thërrmojë”, tha ai. /Opinion.al

Share: