Home KRYESORE Distancimi social në aeroporte, i pamundur! Çfarë i vështirëson fluturimet

Distancimi social në aeroporte, i pamundur! Çfarë i vështirëson fluturimet

“Distancimi social nuk funksionon në asnjë formë të transportit publik, e jo më në aviacion”. Kështu është shprehur në një intervistë për Press Association, shefi ekzekutiv i aeroportit më të ngarkuar në Europë, Heathroë. Megjithatë Holland-Kaye është shprehur se aeroportet duhet të kryejnë skanime shëndetësore dhe pasagjerët duhet të përdorin maska.

“Fizikisht është thjesht e pamundur të ruash distancë sociale në çfarëdo fkuksi të pasagjerëve në aeroport.” Ai ka thënë një se zgjidhje më e mirë do të ishte të mendohej një mënyrë  për ta bërë të sigurt fluturimin. “Kushtëzimi nuk qëndron në faktin se sa njerëz do të hipësh në avion, por sa njerëz mund të kalojnë në aeroport të sigurt.” Në një intervistë tjetër për BBC, zoti Holland-Kaye tha se për sa kohë nuk ka një vaksinë kundër koronavirusit aeroporteve u duhet të ndërmarrin masa për të minimizuar infektimin, sapo të nisë hapja.

“Këto masa mund të përfshijnë skanimin shëndetësor në terminal, nëse ke temperaturë nuk duhet të lejohesh të udhëtosh”, tha ai. Ndërkohë kompania  EasyJet ka sugjeruar lënien bosh të sediljeve të mesit, kur të nisë fluturimet, duke siguruar kështu distancë mes pasagjerëve./Opinion.al

Share: