Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se përshëndet qëndrimin e “Europa Nostra” në letrën dërguar “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar.
Meta shprehet se ndan të njëjtin qëndrim me “Europa Nostra”-n, e cila thotë ekzaktësisht se “”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Përshëndes qëndrimin e “Europa Nostra” në letrën drejtuar sot “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit.
Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson “Europa Nostra”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”./Lapsi.al