Home KRYESORE Gjithmonë e më tepër shpresë për një verë pa COVID!

Gjithmonë e më tepër shpresë për një verë pa COVID!

Nga Erion Dasho

Grafiku më interesant dhe më shpresëdhënës lidhur me epideminë nga COVID-19 është ky në vijim. Ndërsa numri i rasteve ditore në botë sa vjen e rritet, numri i vdekjeve sa vjen e ulet. Qartazi virulenca e COVID-19 është në rënie të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Duke qënë se ka shumë faktorë që ndikojnë në përhapjen dhe vdekshmërinë nga COVID, kjo është thjesht një indicije në kuadrin e shumë të tjerave (gjithashtu pozitive). Shpresoj që lajmet e mira vazhdojnë dhe, mbi të gjtha, të konfirmohen edhe nga puna kërkimore dhe zbulimet shkencore.

BESOJ PËR DY OSE TRE JAVË DO TË MARRIM LAJMIN E MIRË QË PRESIM TË GJITHË PREJ KOHËSH!!!

Deri atëherë, kujdesi për personat mbi 65 vjeç dhe ata të prekur nga sëmundje kronike nuk duhet të ndërpritet. Kujdes i veçantë edhe për parandalimin e transmetimit të SARS-CoV-2 në strukturat shëndetësore.

Gjithmonë e më tepër shpresë për një verë pa COVID!

Share: