Home KRYESORE Gjykata jep masat e sigurisë për qytetarët e arrestuar në protestë

Gjykata jep masat e sigurisë për qytetarët e arrestuar në protestë

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë për qytetarët e arrestuar gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri më datë 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bojken Abazin, Kastriot Qemën, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Taficilën dhe Sokol Ndojën.

Ndërkohë, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e mbështetur nga opozita do të protestojnë përsëri sot në orën 17:30./ Opinion.al

Share: