Rritjet e kostove në biznesin turistik do të transmetohen tek konsumatorët. Kështu u shpreh këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti.
“Ajo që thanë të tërë kryetarët e bashkisë është që protokollet shtesë do të kenë kosto shtesë në kurriz të biznesit, të cilat biznesi do t’i transmetoj tek konsumatori. Një konsumator i cili është varfëruar gjatë kësaj krize, se ishte i varfër edhe më parë, e dërrmoi edhe më shumë koronavirusi.
Ndërkohë nga informacioni që japin shoqatat e turizmit, nga ata që përfaqësojnë biznesin real dhe ata që merren me turizimin, thonë që deri më sot në rastin më të mirë, sikur të shkonin mrekulli gjërat maksimumi do të arrinim deri në 50% të kapacitetit normal, krahasuar me vitin e kaluar”, u shpreh Teliti.
Duke listuar më herët një sërë problematikash që shikonte në këtë sektor, Teliti u shpreh: Ministri e tha, nuk ka datë. Greqia e ka caktuar, është data 1 Qershor dhe ata po bëhen gati për të pritur turistët. Qeveria shqiptare një datë nuk ka, qeveria shqiptare protokolle nuk ka, mungesa të mbështetjes reale dhe konkrete të sektorit dhe problematika në likuiditet që ka sektori./Opinion.al