Home KRYESORE Mbledhja për “Zgjedhoren” përfundoi pa marrëveshje

Mbledhja për “Zgjedhoren” përfundoi pa marrëveshje

Mbledhja e Këshillit Politik për reformën ka përfunduar pa asnjë marrëveshje mes palëve. Megjithatë ky takim nuk ka shënuar fundin e diskutimeve për reformën, pasi palët pritet të takohen sërish nesër. Në një dalje për mediat, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi, tha se PS nuk ka qenë e gatshme për konsensus.

“PS nuk është e gatshme të ofrojë konsnensus. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një process zgjedhor që krijon besim dhe legjitimitet. Veçanërisht për ato garanci që opozita i ka në proces. Jemi të gatshëm të vazhdojmë punën dhe presim që PS të tregojë gatishmëri”, tha Bylykbashi.

Share: