Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Nekrologjia e nje qyteti, qe eshte zhdukur bashke me femijerine e rinine...

Nekrologjia e nje qyteti, qe eshte zhdukur bashke me femijerine e rinine time…

Nga Ingrid Mukeli Tendler

Kjo eshte nekrologjia e nje qyteti, qe eshte zhdukur bashke me femijerine e rinine time, qe iku e vdiq, bashke me prindet, shoket e miqte
😞

Ckerrmitem nga dhembja e lotet me turbullojne syte, tek kujtoj enderrat e atyre viteve, padurimin per te mbaruar shkollen, per te kontribuar krahas prindeve, qe qyteti im, te zhvillohej e zbukurohej
sa prane e ndjej babane, qe gjithmone me liber ne dore, me keshillonte, me fliste per standarte e ideale, mamane, qe cdo dite, ndersa kthehej nga puna ne biblioteke, nxitonte te me ngopte me to, gjyshen, qe duke ngulur veshtrimin e mekur diku ne mur, mermeriste se jeta eshte shume e shkurter dhe duhet ta vleresoja


Ah, sa shume i kam dashur ata dhe ty, Tirana ime
ti qe cdo dite, me tjetersohesh, me behesh e huaj dhe e larget,
ti, qe sa here te vizitoj, me dukesh perhere me e ftohte, me e venitur e pa jete.

Ndersa sot, rrembeve pa meshire dhe copezat e fundit te strehes sime aty.

Lamtumire qytet i kujtimeve te mija

te falenderoj, qe cdo mengjes, me mbushje shpirtin me diell e gezim,
te falenderoj per cdo rrahje zemre, teksa kaloja plot gjalleri ne rruget e tua te bukura, mbushur me njerez e jete,
te jam mirenjohese, qe me bere te jem, kjo qe jam!

Share: