Përqendrimi i pushtetit, rritja e arrogancës zyrtare, anëtarësia e qeverisë në Bordin e MAFIA-s, ka bërë shumë nisma ligjore, sa alarmante aq edhe qesharake. Kur Edi Ramës i duhet me emergjencë vëmendja e opinionit publik në një adresë të padëmshme, ai sajon, shpik e prodhon ngjarje, larg hallit të tij, por njëherësh përfiton prej tyre.
Ka ndodhur kjo më atë çka është emërtuar OFL. Njësia operacionale, e cila gjezdis derë më derë si postiere me formularë në duar, duke kërkuar nga trafikantë, të akuzuar si pjesëtarë të Krimit të Organizuar, ish-të dënuar, të dyshuar, duke i besuar sedrës së tyre ligjore për justifikim pasurie. Dërgojnë disa herë në të njëjtin subjekt dhe objekt. Kryeministri po përpiqet të kthejë forma diktature përgjimesh, me qëllime kriminale, duke privatizuar policinë.
Për të bërë demek se tani po bën namin dhe e ka seriozisht, skuadra e formularëve, ka mbwrritur te Lul Berisha në Durrës, Bajrtët në Shkodër e tek tuk ndonjë qark tjetër.
OFL-së me shumë gjasa i ka humbur vula dhe adresa, pasi po bën xhiro bosh, ku rezulton se Gjykata e Posaçme ka kthyer mbrapsht më shumë se gjysmën e këtyre ndalimeve pasurore të përkohshme.
Pyetja milionadollarëshe mbetet:
Ku nuk ka shkuar ky lajmëtar ligjor i sajuar, duke sjellë mosveprim me kosto, në dëm të drejtësisë, reformës së zhurmshme të qorruar nga krijuesit e saj?
E zëmë demin nga brirët, na qorton populli.
Olsi Rama.
Përse ai duhej të ishte një ndër formularplotësuesit e OFL?
…sepse emri i tij është dyshuar. Dosjet duhen imtësuar për të nxjerrë faqet e mbuluara në shumë afera. Së pari në atë të Xibrakës, dosjes së laboratorit të kokainës. Por ka edhe një investigim të zgjeruar të 23 gazetarëve evropiane në një histori financiare milionadollarëshe call-center, ku Olsi Rama dhe ortaku i tij, ishin pjesë e këtij biznesi të majmë?
Duke marrë në hatër ligjin e KÇK siç qeveria e ka pagëzuar, për këto shkaqe, formulari duhej të plotësohej edhe nga Kryeministri Edi Rama, vëllai për të saktësuar, nëse pasuria ka kapërcyer gardhin?
Fatmir Xhafa, ish-ministri i Brendshëm, deputeti i mazhorancës, duhej të kishte marrë me kohë formularin. Kjo pasi vëllai i tij Geron Xhafa i dënuar me vendim të formës së prerë, 7.2 vite burg në Itali, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Geroni dhe Fatmiri duhet të ishin takuar me OFL, ndër të parët në rradhë.
Sajmir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dënuar me shërbim prove për shpërdorim detyre, ende në gjykim në Apel. As me të nuk ka pasur kokrrën e takatit të takohet formulari.
Erjon Veliaj.
Mjafton të shohësh batërdinë e betonit dhe paligjshmërive të punëve publike të kryebashkiakut të Tiranës dhe emri në listë do ishte domosdoshmëri. Nëse do të kishte pak gram sinqeritet ligjor, për Veliajn mjaftojnë dhe dy dasma në Gjirokastër e Petrelë, për të pamundësuar justifikimin e shpenzimeve tej forcës së portofolit të pastër.
Vangjush Dako ish-kryebashkiaku i Durrësit, pjesë e dosjes 339, njëherësh akuzuar nga Departamenti i Shtetit si i përfshirë në afera të mëdha korruptive. Dërguesit e shkresës plotësuese si objekt, subjket, nuk ju ka rënë rruga për në Durrës, apo me postë t’i dërgojnë edhe atij zarfin për plotësim.
Qazim Sejdini ka pasur telashe jo të pakta me të afërmit e tij familjar për afera dhe implikime në punë të paligjshme. Tek asnjëri nuk ka pasur kohë mundësi dhe porosi të shkojë njësia skaner. Ledio Ruçi është djali i kryeparlamentarit, person me rekorde penale, më shumë se njëherë, por Forca e Ligjit nuk ka qenë me mundësi të mbërritje te djali dhe babai Gramoz Ruçi, kryeparlamentari, e t’u lërë formularin në dorë për t’a plotësuar. Për të shkuar më tej tek kryebashkiaku i dorëhequr i Shkodrës, Valdrin Pjetri, te Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vau-Dejës, i Mallakastrës, Qerim Ismaili, i Bulqizës Lefter Alla dhe i Matit, Agron Malaj. Meqë nuk ka ndonjë kursim të madh për të printuar, një dërgesë formularësh do t’i shërbente për mirë qeverisë aktuale, të gjithë ministratave, duke përfshirë të larguarit, gjithashtu qeverinë e mëparshme, pa harruar aspak deputetët e dy mandateve të fundit. Duhen shtuar Prokurorë, gjyqtarë, drejtues policie, e pushteti vendor, sepse ka një të vërtetë të fshehur përgjysëm. Pjesa dërrmuese e botës së krimit, në përpjekjen e fshehjes sw pasurisw, janw ortakw dhe aksionerw me pishtetarw, zyrtarw dhe politkanw. Do të mjaftonte si një fillim i mirë. Nëse OFL do të bënte detyrën e saj të sforcuar në katrahurën ligjore, të shkojë në këto adresa e dorëzojë një formular. Pasi të bëjë keto verifikime, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, atëherë Reforma në Drejtësi, ka një kthesë të madhe në dobi të qytetarëve.
E gjitha kjo bëhet nëse OFL, jepet një javë me “qira” në duar të pastra të një qeverie, institucioni, serioziteti i të cilit nuk dyshohet. Qytetarët e dinë se çfarë kanë hequr në kurriz nga babzëzia e vjedhjeve disadekadëshe, përse mos e marrë vesh edhe OFL, meqë ka dalë në punë, por gjahu i kontrollur e ka bërë komike situatën. Reforma bëhet serioze vetëm kështu.