Home Gjeo-Ekonomia Nga sot hapen dhe qendrat tregtare, ja si do të funksionojnë

Nga sot hapen dhe qendrat tregtare, ja si do të funksionojnë

Duke nisur nga dita e sotme, e hënë, 11 maj nisin aktivitetin edhe një pjesë e dyqaneve të qendrave tregtare.

Nisur nga situata e pandemisë, hapja e tyre do të funksionojë nën një protokoll të caktuar masash higjieno-sanitare.

Ashtu sikurse njoftohet në portalin e-albania:

Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë.

Qendra tregtare do të informojë vizitorët paraprakisht për limitin e fashës orare.

Qendrat tregtare do të kenë dyer elektrike dhe do të përcaktohet vetëm një hyrje dhe një dalje, pra lëvizja e vizitorëve do të jetë vetëm në një drejtim.

Të gjitha pikat e hyrjes në qendër do të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.

Të përdoret ashensori, por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.

Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambientet e brendshme të qendrës tregtare.

Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë do të pastrohen shpesh me dezifektantë (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)/Opinion.al

Share: