Pasditen e sotme, policia Bashkiake ka zbarkuar në godinën e Teatrit Kombëtar.
Pak dit më parë, qeveria kaloi Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë. Tashmë, kjo e fundit kërkon që aktivistët të lirojnë godinën.
Në kuadër të vendimit të qeverisë, Bashkia ka marrë në dorëzim zyrtarisht Teatrin Kombëtar. Ndërsa, Bashkia ka çuar dhe një akt-konstatim ku aktivistëve u bëhet me dije se Teatri është pronë e Bashkisë dhe duhet të lirohet sa më parë./Fastnews