Një nder ju kërkoj të gjithëve;
Nga Elona Caslli
Në emër të të gjithë qëndrestarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pa asnjë përjashtim-
Na e kurseni atë fjalinë- A ju thamë se do ta prishte?! E kishte ndarë mendjen ai.
Kini minimalisht respekt për kohën, energjinë dhe vullnetin e derdhur në atë kauzë.
Nuk u prish vetëm Teatri Ynë Kombëtar. U prish dhe Teatri Juaj Kombëtar.
Fadroma i është vënë Europës sot! Këtë mos e harroni kurrë!
Post Scriptum- Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët nga i pari tek i fundit. Zoti na kthjelloftë udhën për t’u ringritur mbi dhimbje dhe për të rindërtuar mbi gërmadha.
🙏🙏🙏🙏
Elona Caslli