Home Gjeo-Ekonomia Post Covid/ Qeveria italiane 55 miliardë € për ristartimin e ekonomisë

Post Covid/ Qeveria italiane 55 miliardë € për ristartimin e ekonomisë

Qeveria italiane “ka hapur zjarr” me të gjitha municionet e saj kundër koronavirusit përmes vënies në dispozicion të 55 miliardë eurove në ekonomi me synim rimëkëmbjen e saj dhe zbutjen e efekteve sociale të krizës shëndetësore.

Dekreti financiar për të mbështetur fazën e dytë, atë të rihapjes së vendit, mbyllur për shkak të pandemisë nga koronavirusi me 25.6 miliardë euro, do të vihen në shërbim menjëherë në mbështetje të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe në mbështetje të punëtorëve, siç edhe tha kryeministri Italian Giuseppe Conte.

“Ka njerëz – tha Conte – të cilët janë të papunë dhe pa të ardhura, tregtarë që rrezikojnë të falimentojnë, sipërmarrës me një pasiguri absolute për të ardhmen: një thirrje alarmi që nuk na i ka shpëtuar qeverisë italiane.

Qeveria ka projektuar mbështetje prej rreth 10 miliardë euro për punëtorët e pushuar nga puna, më shumë se 4 miliardë euro llogaritet ulja e taksave për të gjitha bizneset deri në 250 milion euro në qarkullim, mbi 4 miliardë për bonusin autonom dhe familjet 500 milion për punëtorët dhe kujdestarët, 6 miliardë do shkojnë për kompensim për kompanitë që faturojnë nga zero deri në 5 milion euro dhe që kanë pasur një rënie në qarkullim prej 33%.

Kryeministri italian tha gjithashtu se do ketë një ndërhyrje të konsiderueshme për sistemin shëndetësorë, e barabartë me 3 miliardë e 250 milionë euro. Nga fondet e përcaktuara nga dekreti, 240 milion do të shkojnë për punësime të reja në kujdesin shëndetësor dhe 190 milion do të përdoren për stimuj për mjekët.

Dekreti parashikon 1.4 miliardë për punën kërkimore në universitet dhe punësimin e 4000 studiuesve të rinj.

Një miliard dhe 450 milion në dy vjet do të ndahen për sistemin arsimor për të planifikuar një kthim të sigurt në shtator në shkolla./top channel

Share: