Home KRYESORE Protesta tek Teatri, paralajmërohet tubim madhështor para kryeministrisë

Protesta tek Teatri, paralajmërohet tubim madhështor para kryeministrisë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u mblodh sot në hyrje të pedonales në një tubim të thirrur surprizë.

Pedagogu Ervin Goci paralajmëroi se aleanca po përgatitet për një tubim të madh, por kishte edhe një paralajmërim për SPAK-un. “Po përgatitemi për një tubim madhështor për themelet e teatrit dhe kësaj republike, filozofia e sheshit. SPAK të bëjë punën se kjo do të shkaktojë përplasje civile” tha ai.

Duke e thirrur në vijimësi kryeministrin Edi Rama si rrugaç, regjisori Robert Budina i bëri thirrje që të mos e përdorte protestën për teatrin e tij politik. Ai e konsideroi Teatrin si tempull, Budina i tha Ramës do të protestonin përpara Kryeministrisë.

“Zt. Rrugaç ne nuk kemi asnjë interes. Ne kemi hallin e njerëzve. Ne nuk duam vetëm Teatrin Kombëtar, zt.Rrugaç. Ne duam shpirtin e njerëzve. Do të të mposhtim ty zt.Rrugaç. I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur forcat e armatosur dhe forcat RENEA kundër artistëve zt.Rrugaç. Të gjithë ata që veprojnë dhe nuk veprojnë do të japin llogari zt.Rrugaç. Do të t’i sjellim njerëzit përpara Kryeministrisë dhe të gjithë do të vendosim fatin tonë. Ju i detyroheni popullit tuaj dhe duhet të bëni çdo pakt përpara kamerave dhe ta kuptojmë se çfarë bëni. Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër të politikës tuaj. Lërini njerëzit të flasin në shesh dhe mos bëni kakulime politike. Hajdeni në shesh, mos pyesni kush vjen. Ai që vjen në shesh do të ketë frikë nga ju. Protesta është institucion. Prandaj, sot jeni të gjithë rrugëve bashkë me mua. Mos rrini më rrugëve, merrni të drejtën tuaj dhe përplasjani turinjve. Ka shumë forma. Mos u binduni. Ne do ta fitojmë betejën zt.Rrugaç. Nuk mund të bësh lojë në tempullin e qytetarisë. Mos tentoni të rrëzoni sheshin e demokracisë që e fituar në dy vjet e tre muaj dhe skeni asnjë shans ose rrëzoni kapelet”, u shpreh Budina. /Opinion.al

Share: