Home KRYESORE Robert Budina zbulon planin nga Kukësi: Marshim gjigand në Tiranë

Robert Budina zbulon planin nga Kukësi: Marshim gjigand në Tiranë

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” vijon të mbledh firmat e peticionit për rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ku ishte dhe siç ishte.

Ditën e sotme, regjisori Robert Budina ka thënë nga Kukësi, se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjithë firmave të Peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigand në Tiranë.

Budina tha se marshimi gjigand do të jetë për t’i treguar kryeministri Edi Rama dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë.

Ai shtoi se duhet krijuar institucioni i rezistencës dhe duhet protestuar çdo ditë në shesh.

“Do doja që ata policët t’i kishim afër. Ti pyesja a do i nxirrnin të armatosur artistët nga Teatër. Pse tempulli i demokracisë ishte edhe juaji. Sulmi kundër Teatrin Kombëtar duke qenë se u vodh prona publike, paratë e pronës, u gërrye ditën. Nuk është problem jonë, por edhe juaji. Se nesër do ju vijë t’ju marrë tokën dhe do thotë kushton vetëm 1 mijë lekë. Sot duhet të bashkohemi. Të lëmë ndasinë. Është një pushtet që po fiton në mënyrë të paskrupullt. A kemi kurajo ta shohim njëri- tjetrin në sy. Të krijojmë institucionin e rezistecëns, çdo ditë protestë. Duhet ta shohim në sy të vërtetën. Më mirë se kultura. Kemi ardhur të protestojmë dhe nesër nuk do na shihni të zëmë ndonjë llokëm ,por na dhemb demokracia. Ju e dini mirë në komunizëm ,se keni qenë më të persekutuar, kujtoni poetët që ju vranë. Duhet të mbledhim peticionin, që shqiptarët nuk janë vetëm njerëz që mbushin barkun me bukë, por janë njerëz të kulturës. Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’I treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk ëshë politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari. Jam i bindur që kultura flet jush.”- tha Budina./ Opinion.al

Share: