Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se gjatë këtij sezoni turistik në plazhet e bregdetit në 10 metra katrorë do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona.
Gjatë një interviste për ABC News, Klosi shtoi gjithashtu se shërbimi këtë vit do të jetë individual dhe nuk pritet të ketë festa në plazhe.
“Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual.
Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë
Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”, u shpreh Klosi.
Ministri foli gjithashtu për planin e hapjes së bareve dhe restoranteve. Sipas tij qeveria ka planifikuar që hapja e parë të bëhet nga 18 maji dhe ajo do të përfshijë baret dhe restorantet në natyrë shumica e të cilave janë në bregdet.
“Ne kemi mundësi të shkojmë brenda për brenda një territori në zonat e gjelbërta Nga data 18 maj eskpertët e shëndetësisë do pranojmë të kemi hapjen e para të bareve dhe restoranteve.
Të parat do hapen baret dhe restorantet që janë në natyrë. Dhe shumica e këtyre bareve janë në bregdet dhe në zona rurale.
Sot flasim për disa kushte që duhet të jemi striktë sa i përket higjenës. Protokolli që ne kemi nxjerrë në fillim të javës do sjellë një vendimmarje të fundit për baret, restorantet, pishinat, guidat. Të gjitha do kenë një protokoll sigurie”, u shpreh Klosi
Ai gjithashtu tha se po punohet me disa operatorë turistikë të disa shteteve që kanë kontrata me Shqipërinë për të bërë të mundur turizmin përms charterëve me destinacione të përcaktuara dhe kufijve tokësorë.
“Po punojmë me disa shtete që kanë kontrata të gatshme për Shqipërinë, Operatorë turistikë që mund të sjellin turistë të jashtëm. Nëse do ketë një hapësirë për një sistem të ri do fillojmë me avionët charter me destinacione të përcaktuara. Nuk është biznes që e bën shteti por e kanë ngritur operatorët turistikë. Nuk është një nismë vetëm shqiptare.
Nëse do realizojmë hapjen e kufijve tokësorë do kemi mundësi të sjellim turistë nga rajoni pas bregdeti shqiptar do sjellë turistë nga rajoni, pasi transporti ajror mendohet ndër bizneset e fundit që do hapen.
Shqipëria ka çmime më të ulëta se rajonit. Synimi është që me pak njerëz të bëjmë biznes. Ne nuk mund të themi se do kemi kufizim të çmimeve”, deklaroi Klosi./ Opinion.al