Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur në lidhje më situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Balla u shpreh para gazetarëve se qytetarët shqiptarë do kenë një teatër të ri, ndërsa shigjetoi kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se nuk e kanë hallin te teatri.
Sipas Ballës në Gjykatë Kushtetuese ka një ankimim nga Presidenti për ligjin që ka kaluar në Kuvend. Por ai thekson se ky ankimim ka humbur efektitetin, se janë ezauruar hapat dhe kur bëhet fjalë për ligje që përcaktojnë afate, kalimi i tyre i bën nul ligjet.
“Respektohet e drejta e opozitës për tu planifikuar, nëse është depozituar sot nuk hyn në rregullat e përcaktuara se duhet të jetë depozituar 2 ditë para. Kjo nuk është ajo që dua të ndaj. Vlerësoj faktin që në një vend demokratik këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjithë ata që e duan dhe i duan të mirën vendit. Çdo debat duhet të bëhet brenda institucioneve, si ai brenda Kuvendit i bën mirë sqarimit të kësaj çështje edhe pse bien dakord që mbarsja me kaq shumë zell e çështjes së TK që ka 20 vjet që diskutohet dhe më në fund jemi në fillim të punë për të dhuruar një TK si i ka hije Tiranës, e për ata që qajnë ditën e qeshin natën sikur u dhemb shpirti për teatrin. Mendoj që ish godina e TK ishte godinë, që u nis si kazermë dhe nuk I bënte nder aspak kryeqytetit tonë në 2020. Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet fillimi I punës I bën nder. Nëse do kishim dëgjuar Berishën, anës Lanës do ishte me kioska, parku rinia do ishte me kioska, e protestohet për dëmtimet pa leje anës Lanës. Pse nuk bëtë referendum? Në demokraci populli qeveris me përfaqësim, ka votuar këshillin bashkiak të Tiranës. Shqiptarët e dinë se Luli dhe Monika nuk e kanë hallin te teatri, po ta kishin atje, do flinin në teatër. Kushdo që do tentojë të uzurpojë, në demokraci vendos shumica, dua të them që ajo që ka rëndësi për shqiptarët është fakti që jemi në një moment që teksa festojmë 100 vjetorin e Tiranës, ajo çdo ditë po stoliset me ndërtime që i bëjnë nder. Ditën e dielë është ekzekutuar një vendim ligjor, Bundestagu i merr vendimet online. Në Gjykatë kushtetuese ka një ankimim nga Presidenti për ligjin që ka kaluar në Kuvend që ka humbur efektitetin se janë ezauruar hapat, kur bëhet fjalë për ligje që përcaktojnë afate terminimi I afateve bën nul ligjet”, tha Balla./ Opinion.al