Home Qasje Historike Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, është shkatërrimi i shoqerisë shqiptare

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, është shkatërrimi i shoqerisë shqiptare

Nga Erges Eskiu


Shkurtimisht do e them pse?! Sepse arti është kulturë, është emancipim, është edukim.

Arti është shfaqje e emocioneve dhe ndjesive të brendshme të përkthyera në art, në vepra me vlera të paçmueshme. Arti është shtensionim, është shmangës i dhunës.

Mendoni një njeri të frustruar, të ngarkuar emocionalisht, të paaftë për t’u shprehur si do të reagonte?! Ai do shpërthente, do bëhej i dhunshëm, do kthehej në rrezik potencial për shoqerinë sepse gjithë tensionin e tij do të duhej ta shfrynte diku. Për rrjedhojë ne do ishim pjesë e një shoqerie të zymtë, një shoqeri në konflikt të vazhdueshëm.

Ndërkohë me artin njerëzit kanë mundësi të shprehen, kanë mundësi të marrin vëmendje, të japin prej energjisë së tyre, të marrin energji prej publikut artdashës, të mbushen me energji pozitive prej admirimit të veprës së tyre, të ndihen më të mençur, më paqësor, më të lartësuar, më të pushtetshëm dhe rrjedhimisht më të bukur.

Shikoni ndryshimin mes një shfaqjeje në Teatër, një vizitë në muze, një ekspozite arti, një shfaqje opera dhe jetës së rrugës, bashkëbisedimit të një grupi shpërndarësish/konsumatorësh të lëndëve narkotike apo grupi të burgosurish?!

-Çfarë shoqerie duam të jemi?
Shoqeri e edukuar, kulturuar, emancipuar apo shoqeri rruge, dhune e burgu?

Unë padiskutim e di, jam i bindur, që ne si shoqeri, në shumicë absolute jemi për të parën. Jemi për mirëqenie, për siguri, për stabilitet social e ekonomik!

Atëherë le të punojmë të gjithë së bashku për mbrojtur vlerat, kulturën, pasurinë dhe të ardhmen tonë, me dashuri, me qytetari!
Teatri Kombëtar është shtëpia jonë, jemi Ne!

Erges Eski

Share: