Home Qasje Konsumatori Startupi më i ri Shqiptar zëri.app ofron një shërbim inovativ duke kthyer...

Startupi më i ri Shqiptar zëri.app ofron një shërbim inovativ duke kthyer tekstin e shkruar në artikuj zanor në gjuhën shqipe

Zëri.app është një startup i ri Shqiptar në fushën e software dhe machine learning i cili proçeson tekste shqip duke i konvertuar automatikisht në artikuj zanor. I themeluar në vitin 2019 nga Festim Peposhi. Ky startup inovativ dhe ekipi i tij i programuesve e pa të arsyshme ofrimin e një shërbimi të tillë pasi kishte një mungesë në gjuhën shqipe. Shërbime të tilla ofrohen në shumë gjuhë të botës dhe nga shumë kompani duke përfshirë dhe Google dhe më në fund mund ta kemi dhe ne një produkt në shqip.

Por si funksionion ky shërbim?

Kthimi i tekstit të shkruar në audio ose ndryshe text to speech është gjenerimi i audios të sintetizuar nga teksti. Teknologjia përdoret për të komunikuar me përdoruesit kur leximi i një ekrani nuk është i mundur ose kur lexuesi preferon të degjojë audion e sintetizuar në vënd të tekstit. Kjo jo vetëm që hap mundësitë që informacioni të përdoret në mënyra të reja, por gjithashtu ka aftësinë ta bëjë botën një vënd më të arritshëm për individët e verbër ose fëmijët që kanë probleme me leximin dhe nuk janë në gjendje të lexojnë tekst në një ekran.

Teknologjia që qëndron pas ka evoluar gjatë dekadave të fundit. Duke përdorur machine learning, tani është e mundur të prodhohet një ligjërim shumë natyror që përfshin ndryshime në lartësinë e tonit , ritmin, dhe shqiptimin. Sot fjalimi i krijuar nga kompjuteri përdoret në një larmi rastesh si lexuesit e artikujve të lajmeve, mësimi elektronik, librat audio, aplikacionet dhe pajisjet e IoT dhe asistentët personal janë vetëm disa pika fillestare.
Një shërbim të tillë e ofron dhe zëri.app me më shumë se 100.000 fjalë të rregjistruara në gjuhën shqipe, të cilat mbulojnë mbi 80% të fjalëve të përdorura gjerësisht, bën që zëri.app të konvertojë tekstin lehtësisht në audio ose ndryshe text to speech reader.

Si ta përdorim shërbimin?

Si fillim hapni faqen duke klikuar këtë link https://www.zeri.app/

text to speech albanian

Më pas klikoni butonin HYR ose regjistrohuni në linkun më poshtë për të hyr në system https://www.zeri.app/login

Pasi të jeni regjistruar klikoni menunë Konverto duke vendosur tekstin që doni të ktheni në audio. Pasi të jetë konvertuar ju mund ta dëgjoni ose shkarkoni në pajisjen tuaj audion.

Shërbimi ju ofron mundësinë ta përdorni falas deri në 500 fjalë nga tekste te ndryshme falas.
Ju sygjerojmë ta provoni dhe ju!

Share: