Home KRYESORE Teatri/ Aleanca thirrje SPAK: Arrestoni ata që kanë shkelur ligjin

Teatri/ Aleanca thirrje SPAK: Arrestoni ata që kanë shkelur ligjin

Ditën e sotme “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” po proteston para SPAK, duke kërkuar hetim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja  i ka bërë thirrje SPAK që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe nënkryetarin, Arbjon Maznikun, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit masiv.

Po ashtu, Kalaja  tregoi edhe paditë që kanë bërë për këtë çështje.

“Kryetari i bashkisë Velaij dhe Mazniku, kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale. Por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshme. Në këto kushte, teatri kombëtar, të qëndrojë dhe të rindërtohet atje ku ka qenë, ne sot kemi ardhur me kërkesa specifike për strukturën e SPAK. Së pari, kërkojmë marrjen e masës; sekuestro preventime dhe pezullim të punimeve. Kërkojmë marrjen e masës; arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’. Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Provat janë në SPAK, indicet janë aty. SPAK të bllokojë çështjen, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Kemi bere disa padi. Padia e parë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliaj. Padia e dytë ndaj Veliajt dhe kreut të Këshillit bashkiak. Padia e tretë ndaj ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.”, tha Kalaja./ Opinion.al

Share: