Home KRYESORE Teatrin e vrate ju, me indiferencen tuaj! E meritoni te jeni skllever!

Teatrin e vrate ju, me indiferencen tuaj! E meritoni te jeni skllever!

Nga Ergys Mertiri!

Teatrin e vrate ju, me indiferencen tuaj, me mefshtesine tuaj, me vogelsine, injorancen, egocentrizmin e trashe, cinizmin idiot qe ju ben te ndjeheni aq te zgjuar sa te mos perfshiheni (dhe pikerisht per kete arsye jeni ju qe e hani perhere), te jetuarit ne huti te plote pa u ngritur dot ne nivelin minimal te nje qenieje njerezore qe mendon dhe merr pergjegjesite qe i takojne…

Teatrin e vrate te gjithe ju qe nuk denjuat ta mbronit, te gjithe ju qe me paaftesine mendore per te kuptuar pergjegjesite qytetare, mendoni se nuk keni kohe per te reaguar e protestuar, te gjithe ju qe mendoni se protestat jane per ata qe paguhen dhe si te tilla nuk jane detyra juaj, te gjithe ju qe iu duket vetja aq te zgjuar e kodoshe sa nuk ua fut dot kush t’ju perdore e instrumentalizoje (kjo eshte arsyeja pse jeni gjithmone ju dëmi kolateral i betejave te te tjereve, te gjithe ju qe menduat se nuk ia vlente reagimi pasi qelbesira ne pushtet e ka ndare mendjen ta beje te ligen (pa kuptuar se, ne fakt, fuqia e tij varet thjesht nga indiferenca jote).

Sigurisht e vrane edhe ata qe e shiten, e tradhetuan paturpsisht duke u rreshtuar ne krah te pushtetit.

Por ta dini se nuk vrate vetem teatrin, vrate fijen e fundit te shpreses se ky vend mund te zgjohet, vrate shancet e fundit per ti dhene nje grusht kesaj barbarie dhe felliqesie qe na qeveris.

E meritoni te jeni skllever!

Share: