- Skenat rrënqethëse të dhunës në mbi 140 qytete amerikane, duket që po shënojnē fundin e tendencës së globalizimit. Tani, nēse analizojmë pamjet kontraverse ku vjedhjet masive të turmave nëpër dyqane janë shndrruar në pothuajse mē shumē në imperativ, se sa në fenomen të racizmit qē u “promovua” dhe demonstrua publikisht nëpër shumë shtete e qytete amerikane, të mbushet mendja se varfëria (jo edhe papunësia, shumë interesante!) është ai shkaku i gjithë kësaj përmbysjeje atje!? Por, kush qëndron prapa gjithë kësaj revolte dhe paknaqësie që nisi fillimisht si një spontanitet me rastin e ngulfatjes afroamerikanit Gerorg Floyd, nga ana e policisë amerikane? Ka shumë mendime e shumë ide se kush është prapa. Etiketimi dhe fajsimi fillon prej grupimeve anarkiste e deri te lëvizjet tjera populiste djathtiste e majtiste. Ka edhe mendime se prapa gjithë këtij skenari të dhunës dhe revoltēs apokaliptike, qëndron një organizatë e identifikuar dhe e shquar si Antifa!? Antifa sipas shumë analistëve e opinionistëve amerikan është një organizatë që ekziston më shumë në botën virtuale dhe në rrjetet sociale për sa i përket ndonjë organizimi apo aktiviteti faktik në teren. Thuhet se kjo organizatē fantome ka mbështetje të madhe nga grupimi i hakerave të identifikuar si Anonymous. E për të cilët prap është dilemë e madhe se kush janë dhe çfarë në të vërtetë dëshirojnë e synojnë ata në sidomos planin global?
- Ndërkaq, disa media amerikane sqarojnë se “Antifa” është në të fakt një shkurtim i demonstrimit antifashist ─ modeluar në lëvizjen që u formua në prag të Luftës së Dytë Botërore që e kundërshtojë ashpër neo-nazizmin, fashizmin, supremacizmin e bardhë dhe racizmin. Ka mendime poashtu tjera, se kjo organizatë është edhe njē lloj institucioni moral e etik, e tipit robinhudian e cila në kohën e gllabërimit të globalizimit po imponohet si një lëvizje globale e kontinentale. Antifada, poashtu nga disa klasifikohet si lëvizje tipike majtiste, sidomos kur janë nē pyetje; dhuna, mospërmbajtja nē demonstrim, shpērfillja e urdhëresave të shtetit, etj. Por, ka edhe të atillë që ketë organizatē e kualifikojnē dhe identifikojnë edhe si djathtiste, cila në realitet veç dekorin e ka djathtist, sepse në përmbajtje është tipike majtiste. S’këndejmi, dallimi ndërmjet të djathtes dhe te majtes mainstream, është vetēm teatral, edhe për shkakun se e djathta në Amerikë përfaqësohet kryesisht nga antiglobalistēt dhe konservatoret republikan.
- Por, kush janë këta që s’e dojnë globalizimin? Ajo që dihet është se; flamuri I antiglobalistëve, në brendësinë e vetë sociale tubon zakonisht shtresat e :fshatarësisë moderne e postmoderne; punonjësit e varfër dhe të margjinalizuar; përfaqësuesit e borgjezisë së vogël që gravitojnë nga vendet që ende ballafaqohen me “ethet” e transicionit; punonjësit që kanë paga të ulëta dhe që gravitojnë nga vendet e zhvilluara perëndimore; sindikatat e magnatëve të ndryshëm kombëtare e tejkombëtar; komunitetet e profilizuara të konsumatorëve; grupimet e pedagogëve me paga minimale; lëvizjet lokale ekologjiste; lëvizjet antimilitariste; grupet paramilitare e militare; komunitetet feministe e antifeministe; rrymat dhe faksionet e fraksioneve të ndryshme komuniste marksiste; nacionaliste, irredentiste, fashiste, e socialiste e neosocialiste, etj.