Home KRYESORE Abuzimi me 15-vjeçaren/ Shahini: Nuk do prononcohemi për rastet individuale, ndërprisni identifikimin...

Abuzimi me 15-vjeçaren/ Shahini: Nuk do prononcohemi për rastet individuale, ndërprisni identifikimin e viktimave

Ministrja e Arsimit Besa Shahini foli në parlament për rastin e abuzimit të 15-vjeçares, ndërsa tha se nuk duhet të merremi me rastet individuale pasi kjo është njësoj sikur t’i dhunosh sërish.

Nga Kuvendi, Shahini theksoi se raste të tilla abuzimi janë zbuluar nga stafet e shkollës, të cilat i janë përcjellë organeve të drejtësisë. Ajo pohoi se nevojitet hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshme në shkolla, për të intervenuar për kulturën në shkolla.

“Mendoj që është e rëndësishme për të gjithë të flasim për rastin e abuzimit të 15-vjecares. Të punojmë së bashku për të fuqizuar zinxhirin për parandalimin e abuzimit të fëmijëve.

Jam shumë e trishtuar për këto raste. Nga janari 2019 ne strukturat arsimore jemi njohur për raste të tilla. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga stafi i shkollave dhe janë denoncuar nga ta. Të gjitha këto kanë një të përbashket: abuzuesit kanë qënë kushëriri, vëllai, babai apo stafi i shkollave, prandaj janë kaq të vështira, të dukshme.

Për rastet kur abuzuesi ka qenë një njeri në shkollë janë marrë masa si përjashtimi i gjithë përgjegjësave në shkollë, hetim i thelluar dhe shërbim i menjëheshëm psiko social, në rastet në familje janë marrë masat më të rënda nga drejtësia.

Është e qartë se kjo nuk mjafton, abuzimi po ndodh në një kontekst patriakalizmi. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar njëherë në jetë seksualisht. Kjo praktikë vazhdon nga burrat,dhe vazhdon të mos raportohet nga gratë. Keni dëgjuar për krim pasioni, sa e sa janë denoncuar raste të tilla. Të gjithë keni përgjegjësi individuale të ndryshoni gjërat.

As sot, as dje, për sa jam unë ministre, nuk do prononcohemi në rastet individuale të abuzimit sepse kjo nuk ndihmon përkundrazi, prandaj ne do merremi me fenomenin. Ndërprisni identifikimin e viktimave, na kanë shkruar shumë organizata. Ndërprisni daljet në media për personat që duhet të mbroni. Organizatat janë në dijeni për rastet dhe prapë informacionet nuk shkojnë tek institucionet përkatëse.

Kemi kërkuar hetim për protokollin që përdoret OJF që paguhen nga shteti. Bashkitë të kenë parasysh që stafet në shkollë të kenë integritet.

Kemi kërkuar nga AMA që të marrë masa ndaj medias që kanë publikuar të plotë dëshminë e një të miture AMA të merret me mbrojtje e të miturve që abuzohen për të dytën herë nga mediat që tregojnë detaje për identitetin e mediave. Nxënësit që janë abuzuar kërkojnë ju lutem na mbroni nga mediat. Unë kam frikë se arsyeja se pse nuk ka më shumë denoncime është frika se do dalin detaje identifikuese në televizion. Kemi filluar një investigim serioz për të gjitha hallkat parandaluese për këto. Ne kemi vendosur të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe të nisim fushatë sensibilizuese për të drejta e nxënëse, nëse duam të ndalojmë abuzimin e fëmijëve grave e grupeve të brishta të ndryshojë sistemin patriarkal që favorizon abuzimin”, tha Shahini.

Top Channel

Share: