Zëdhënësi i komisionit evropian Peter Stano ka reaguar përmes rrjetit social Twitter në lidhje me disa akuza për punën e BE-së në Shqipëri.
Me anë të një reagimi të shkurër, Stano i cilëson këto akuza si të pabazuara, teksa vlerëson punën e bërë nga ambasadori Soreca.
“Akuzat në disa media që vejnë në pikëpyetje punën e delegacionit të BE-së në Shqipëri janë të pabaza.
Qëndrimet e shprehura nga delegacioni i BE në Tiranë janë qëndrime të BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer duke përfshirë edhe reformën elektorale drejtuar nga Ambasadori Soreca dhe ekipi i tij për ta afruar Shqiperinë me Bashkimin Europian”, shkruan Stano.
Top Channel