Nga Denis Dyrnaja
Zdroms quheshin kopacat që iu ishin thyer buzët. Dhe brenda 3 kendëshit ku vendoseshin kopacat që do humbje ose fitojë, pra para se të fillonte loja nga bati (bat ne atëherë quanim një vijë të drejtë nga e cila duhej të niste loja në largësi me trekëndëshin ku vendoseshin kopacat ose kopsat që kishim një vlerë më të vogël se kopacat).
Para se të niste loja blihej dakord për këtë këmbim kur ishte rasti, një 3 lekësh me dy zdromsa që ishin po 3 lekësha me buzë të thyera. Shprehja këtë e kam 3 lekëshin e fundit të dorës besoj se është e kujtueshme për ata që kanë pas luajtur.
Unë kisha një 6 lekësh me brirë dhe një normal ngjyrë blu të errët. Atë me brirë (që ishte një kopsë e madhe buzëtrashë palltoje (me ngjyra të përziera si të ujëshme p.sh ngjyrë krem qumështi me damarë kaf) e kisha për të bërë namin.
Ishte 6 lekëshi I dorës. Ndërkohë kisha një qese plot me 3 lekësha. Pa modesti kisha shumë nishan dhe në arsenalin tim nuk kisha zdromsa.
Zdromsat i kishin zakonisht ata që nuk kishin kopaca se i kishin humbur gjatë lojës dhe për të hyrë në lojë sajonin dy zdromsa dhe kishin vetëm 3 lekëshin e fundit që zakonisht pasi e humbnim të thonin a do ma falësh se e kisha 3 lekëshin e dorës.
Ishte një nga lojërat më të përhapura dhe shumë e dëshiruar në lagjet tona. Një grimcë nga Tirona.