Home KRYESORE Denaj: Amnistia fiskale aprovohet brenda korrikut

Denaj: Amnistia fiskale aprovohet brenda korrikut

Pragu i ri i TVSH-së do të jetë deri në 10 milionë lekë. Nga Korça ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj deklaroi se për dhjetë vitet e ardhshme bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim.

“Biznesi i vogël për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë tatim fitimi dhe pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit. Pra biznesi i vogël duke filluar nga ky vit nuk do të mund të paguajë asgjë për pushtetin qendror”.

Brenda muajit korrik amnistia fiskale do të aprovohet, ndërsa bizneset duhet ta shohin si një mundësi për të hequr bilancet e dyfishta dhe për të formalizuar aktivitetin e tyre, shtoi Denaj.

“Amnistia fiskale do te dalë për aprovim brenda muajit Korrik dhe zbatimi i tij do të jetë për një kohë të caktuar 9 muaj deri në 12 muaj sipas aprovimit që do të bëhet në aktin normativ dhe me tej me aprovimin në parlament. Është e nevojshme për ta adresuar amnistinë në fokus të bizneseve dhe kërkesat e tyre. Ky është një proces që nëpërmjet fiskalizimit ne synojmë në mënyrë të standardizuar dhe nëpërmjet sistemeve një marrje informacioni në kohen reale dhe marrëdhënia me bizneset për tu formalizuar do të ndjekë trajektoren e saj, duke filluar nga viti i kaluar por ai do të quhet vit 0.

Derisa të jetë ai proces i ezauruar në këtë përgatitjen e sistemeve të ligjeve unë do ftoja të gjithë bizneset që amnistinë ta shfrytëzojnë si një mundësi për të arritur te viti 0. Ne 30 vjet ekonomi të hapur, ne kemi pasur situata ku biznese të ndershme kanë lejuar vetveten të krijojnë pasqyra financiare joreale. E shohim si një vit që amnistia fiskale do ndihmojë bizneset dhe individët të koordinojnë bilancet dhe ti sjellin ato në një për të pasur mundësi që edhe fiskalizimi dhe amnistia te ndërthuren si një marrëdhënie për të përmirësuar marrëdhënien me shtetin”.

Denaj zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filo në lidhje me planin e masave të ndërmarra për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend./ monitor.al

Share: