Nga Zhaneta Barxhaj
E dini pse u shëmb teatri?! Se njerëzit nuk besonin dhe nuk dilnin në mbështetje si qytetarë, nga gjithë grerëzat që i veshën lloj – lloj balte, që nga sorosi, ojf, pd, lsi, e plot interesa të tjera… dhe njerëzit heshtën, u tërhoqën, se thanë edhe këtu paska interesa.
Dmth propaganda e arriti qëllimin…qytetari humbi, propaganda e paguar fitoi.
Sot, shoh prapë të njëjtë tendencë, për ta minuar reagimin qytetarë. Ishte Irisi, ishte sorosi, ishte lali, ishte grida, ishin ca adoleshent vulgar etj etj.
Po mirë mo nga gjithë ato mesazhe të bukura në shqip ( se ato në anglisht nuk i kuptojmê, po bëjnë mirë se lexon bota), nga gjithë ato nëna me fëmijë, që po i edukojnë me lirinë e pjesmarrjes, nga gjithë ato djem e vajza si yje, juvee këto u ranë në sy??
Mirë, na bindet, nuk ja vlen të dalim për asgjë, hajde të flemë e të luajmë me top.
Tmerr i madh, tê gjithë në garë duke sulmuar qytetarinë. Nëse do ishin të paguar gjithë ata njerëz, pse nuk i keni mbledh dot kur u janê dashur. Si e si të thonë e gjejnë diçka negative, për ta shêmtuar…
Mos harroni, që përveç atyre të paguarve kishte plot qytetarë, ju lutem mos na njollosni, mos na vrisni për të mbrojtur sërish pagesat tuaja!
Turp, për këdo që vdes qytetarinë me sulme të tilla. Nuk jeni ju më katolik nga Papa, po shihni edhe ndonjë gjë të bukur, para se të bëni si gjitholog të kulluar e të prekur në moralin tuaj të brishtë….
Në një kohë që duhet të bindim njëri- tjetrin të jemi bashkë aty në shesh, për çdo kauzë, ngelët duke futur spica e përçarje…
P.s. Populli ka një shprehje të bukur “ i shari të shan”… ose “ e mendon si në vete”… por nuk i fusni dot të tërë në kallëpin tuaj, se ky vend do mbijetoj me hir a me pahir…