Home KRYESORE Gazetarja e njohur ka një lutje me përulje:

Gazetarja e njohur ka një lutje me përulje:

Nga Anisa Ymeri

A boll me këto thirrjet patriotike: Pusho në Shqipëri…!!!

Jo për gjë po s’kemi ku të shkojmë tjetër ndaj me qetësi dhe dashuri, këtu do i kalojmë ato 5 ditë pushime, duke u acaruar me rrufjanët që demek ofrojnë turizëm!

Sidoqoftë në Vlorë e tutje, unë nuk të do shkoj sepse refuzoj të paguaj 70 euro e kusur, një dhomëz me 1 krevat dhe një tjetër portativ ngjitur me të për fëmijën.

Pastaj edhe ca lekë për parkingun e atij pronarit.

Se s’bëhet fjalë që nëse merr shërbim në një hotel apo njësi akomodimi, të të ofrojnë edhe çadrën!

Le që harrova, këto janë llafe të jashtme.

Ndaj NË DJALL turizmi në Shqipëri deri kur të mësojnë se çfarë është turizmi dhe të kuptojnë se pushuesit paguajnë për kënaqësinë e pushimeve të tyre dhe jo për kokëçarjet që të vijnë në plazhin me buummm-buuummm që në 8 të mëngjesit!!!

Unë e vizitoj Shqipërinë çdo muaj të vitit dhe shkoj kudo mundem, por pushimet e verës, vallaj i kam të shenjta dhe alternativa e fundit është Shqipëria!

Share: