Në emisionin “Opinion” deputetja blerina Gjylameti ka shpjeguar detaje mbi mënyrën se si do të funksionojë amnistia fiskale, përmes së cilës synohet deklarimi i të ardhurave për kategori të ndryshme qyetarësh biznesesh dhe kryesisht edhe për emigrantët.
Duke u shprehur se amnistia është fiskale dhe penale, Gjylameti tha se pas saj çdo e ardhur e padeklaruar do të jetë subjekt i OFL.
“Pas amnistisë që do ketë një periudhe kohore të caktuar, kontrolli që do të bëhet më pas do të jetë subjekt i OFL. Pas amnistisë fiskale çdo e ardhur e padeklaruar hyn automatikisht subjekt i Operacionit Forca e Ligjit./Opinion.al