Home KRYESORE Itali/ Drogë me vlerë 40 mln euro! 37 të arrestuar për trafik...

Itali/ Drogë me vlerë 40 mln euro! 37 të arrestuar për trafik ndërkombëtar, prangosen edhe shqiptarë

37 persona kanë rënë në pranga, të akuzuar për të qenit pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet në fjalë u bënë të mundura nga policia italiane, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë, e ndarë në 7 milionë doza.

Nisur nga çfarë raporton policia italiane, vlera në treg e drogës së sekuestruar kap shifrën 40 milionë euro. Operacioni policor gjeti shtrirje në Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Top Channel

Share: