Home KRYESORE “Këshilli politik”/ Murrizi: Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen pse...

“Këshilli politik”/ Murrizi: Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen pse takohen 3 hajdutë mes njëri-tjetrit

Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi nuk i kurseu ironitë për tryezën e Këshillin Politik teksa u ndal tek reforma zgjedhore.

Murrizi tha se nëse një model i përshtatshëm si ai i një nga vendeve të BE-së do të paraqitet në Kuvend, ai do të votohet nga opozita.

“Sorollaten sa nga njëra rezidencë në tjetrën. Sot kishin ndërruar shtëpi. Ça ka për të shpikur në këtë vend, ku kemi 28 vende të BE që mund të ndjekim me shembuj brilante. Të marrin një ligj nga 28 vendet, ambasadorët nuk kanë nevojë të gëzohen dhe harxhojnë kohë me tre gjenetikisht pasardhës të komunizmit, por mjafton të sjellin një ligj nga vendet e tyre dhe ta votojmë. Ata kërkojnë që këta pazarlinjtë të prishin pazarin. Edhe arnimet janë demagogji. Të shkojmë drejt sovranit.

Këta ambasadorë nuk kanë nevojë që të gëzohen se pse takohen 3 hajdutë mes njëri-tjetrin. Mjafton që të sjellin një ligj në këtë tryezë dhe do e votojmë nesër. Ata kërkojë që këta pazarlinjtë e 21 prill të 2008 të nënshkruajnë. Prej 3 palë zgjedhjesh, fshihen nga zgjedhësit. Parcelat e hashashit kanë nisur të lulëzojnë dhe në qarkun tënd zoti Maliqi, apo dhe për qarkun Fier. Ka nga ata që mezi presin datën 15 për tek bankomati, por nuk flasin dot se i kërcënojnë. Se dinë se ku do e hanë sot drekën, ndoshta në ambasadën bullgare. Kjo është krizë artificiale e majisjes së plagëve. Pse trembeni nga vota e emigrantëve? Pasi nuk mund të blihen me një thes miell. Jepini dhe atyre të drejtën që të votojnë.” tha ai.

Top Channel

Share: