Home KRYESORE Kundër shembjes, fshati gjerman proteston me muzikë

Kundër shembjes, fshati gjerman proteston me muzikë

Rreth 50 muzikantë u mblodhën për të protestuar kundër shembjes së fshatit Erkelenz-Keyenberg në Gjermani.

Fshati do të shembet për t’u kthyer në minierë, nga ku do të nxirret qymyr në ngjyrë kafe. Banorët janë të shqetësuar në lidhje me ndikimin e minierës në mjedis, ndaj duke u frymëzuar nga simfonia numër 6 e Beethoven-it, ata nisën protestat paqësore me muzikë.

“Beethoven ishte shumë i ndërgjegjshëm ndaj mjedisit dhe ne jemi të mendimit se nëse Beethoven do të ishte akoma gjallë, ai do të luftonte së bashku me ne dhe do të luante muzikën e tij, në mënyrë që fshati të ruhet.

Në mënyrë që klima jonë të mbijetojë, ne duhet të respektojmë të gjitha synimet klimatike. Për të gjitha këto arsye, ne vendosëm të protestojmë duke luajtur Beethovenin.”, janë shprehur disa muzikantë./Opinion.al

Share: