Home KRYESORE Marrëveshjen e nënshkruam në anglisht! Nesër na e përkthen ndonjëra nga ambasadat…

Marrëveshjen e nënshkruam në anglisht! Nesër na e përkthen ndonjëra nga ambasadat…

Nga Kastriot Çipi

Yuri tha se të gjithë dhanë diçka, për të fituar diçka. Psh, PD dha qeverinë tranzitore dhe mori identifikimin biometrik. PS dha komisionet me punonjës të administratës publike dhe mori drejtorin e përgjithshëm të policisë. E kështu me radhë…

Të vetmit që dhamë, por nuk morëm asgjë në këmbim, jemi ne, qytetarët. Zgjedhjet do të bëhen me të njëjtin sistem zgjedhor. Nuk do të ketë as lista të hapura, as korrektim kombëtar të proporcionalit rajonal.

Vazhdojmë të vjellim lugën e çorbës së prishur që kemi ngrënë: nenin 177 të Kushtetutës së vitit 1998, me të cilin hoqëm dorë nga e drejta për të ndryshuar Kushtetutën me referendum dhe ia lamë në dorë deputetëve…

Ta gëzojmë partitokracinë, ose diktaturën, quajeni si të doni!

PS Si vend i pavarur që jemi, marrëveshjen e nënshkruam në anglisht. Nesër na e përkthen ndonjëra nga ambasadat.

Share: